Trump konfirmon marrëveshjen tregtare me Kinën, sinjalizon një pakt madhor me Indinë

1 minute, 27 seconds Read

Gjatë një fjalimi mbi ekonominë në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka konfirmuar nënshkrimin e një marrëveshjeje të rëndësishme tregtare me Kinën, ndërsa ka paralajmëruar mundësinë e një pakti tjetër “shumë të madh” me Indinë.

Presidenti Trump vlerësoi ekipin e tij ekonomik, duke theksuar se zyrtarët e lartë po punojnë “me orar të zgjatur” për të siguruar marrëveshje të favorshme për Amerikën.

“Të gjithë duan të bëjnë një marrëveshje,” theksoi Trump, duke iu kundërvënë skepticizmit të mëhershëm të medias. “Sapo nënshkruam me Kinën dje.”

Ai shtoi se qasja e tij nuk do të jetë e njëjtë për të gjithë, duke paralajmëruar se ndaj disa vendeve që nuk bashkëpunojnë do të aplikohen tarifa të larta. “Nuk do të bëjmë një marrëveshje me të gjithë. Disave do t’u themi: Faleminderit shumë, por do të paguani një tarifë prej 25, 35, 45 për qind,” tha ai.

Trump i cilësoi marrëveshjet e arritura si “të shkëlqyera” dhe theksoi se ato po hapin tregje që më parë ishin të mbyllura.

“Ndoshta një marrëveshje shumë e madhe me Indinë është në rrugë e sipër. Do ta hapim Indinë. Edhe me marrëveshjen me Kinën, po fillojmë ta hapim Kinën. Gjëra që nuk ishin të mundura më parë po ndodhin,” u shpreh presidenti amerikan.

Si dëshmi të suksesit të politikave të tij tregtare, Trump përmendi investimet e brendshme, siç është ai i kompanisë së çipave “Texas Instruments”, e cila sipas tij pritet të shpenzojë 60 miliardë dollarë për fabrika të reja në Shtetet e Bashkuarar, raporton lajmishqip.

Publikime te ngjashme