Raportohet për të paktën tre të plagosur jashtë gjykatës në qytetin e Bielefeldit në Gjermani të mërkurën, ku u mbajt seanca gjyqësore për vrasjen e boksierit kosovar Besar Nimani në vitin 2024.
Huseyin Akkurt po gjykohet për vrasjen e Nimanit.
Të shtënat nisën rreth orës 13:30 me kohë lokale, pas përfundimit të seancës të së mërkurën. Raportohet se tre plumba u shkrepën 150 metra larg gjykatës.
Última hora: Tiroteo masivo en Alemania. Varios hombres han irrumpido en los juzgados de Bielefeld con armas de fuego y han tiroteado a varias personas.
Se estaba celebrando un juicio contra Hüseyin Akkurt, acusado de matar a tiros a un boxeador alemán en 2024.
Uno de los… pic.twitter.com/lcL5UkL4B0
— Roberto Vaquero (@RobertoVaquero_) February 26, 2025
Gazeta gjermane “Bild” raporton se të paktën dy pjesëtarë të familjes së të akuzuarit u qëlluan – vëllai dhe babai – njëri prej tyre u plagos në këmbë e tjetri në gjoks dhe është në gjendje të rëndë. Ndërkohë gazeta “Neue Westfalische” raporton për të paktën tre të plagosur.
Raportohet se një nga të dyshuarit për sulmin e të mërkurës është arrestuar, ndërsa një tjetër është barrikaduar. Për rastin ka informuar edhe “Radio Bielefeld”, që ka treguar se disa zona janë rrethuar për kapjen e të dyshuarit të dytë për plagosjen e të mërkurës.
Seanca e të mërkurës nisi në ora 9:00. Hyseyin Akkurt po akuzohet për vrasjen e Nimanit më 9 mars të vitit të kaluar.
Ai u arrestua në qershor të vitit të kaluar në Bruksel. Dyshohet se së bashku me Aymand Dawoud Kirit (33), që është në arrati, e vranë Nimanin në Bielefeld. Ata kishin shkrepur 16 plumba në drejtim të boksierit kosovar që vdiq në vendin e ngjarjes.