Trajneri i Serbisë pas barazimit: “Atmosferë e shkëlqyer, ndeshje shumë e vështirë”

0 minutes, 43 seconds Read

Përzgjedhësi i Serbisë, Dragan Stojkovic, ka folur pas ndshjes e cila u mbyll 0-0 në “Air Albania”. 

Jo shumë kohë pasi gjyqtari italian Davide Massa sinjalizoi fundin e ndeshjes, përzgjedhësi serb bëri deklaratën e tij të parë pas ndeshjes kundër rivalit të tij të madh. 

“Një ndeshje shumë e vështirë për disa arsye. Fundi i sezonit dhe ndeshja jonë e parë kualifikuese”.  

“Atmosferë vërtet e mirë futbolli, nuk është e lehtë të luash në këtë stadium, por ne treguam pjekuri dhe arsyen pse erdhëm këtu”.  

“E pashë që Mitrovic gjuajti në portë, kjo është një ndeshje ku fiton nëse shënon golin e parë. Një pikë e rëndësishme dhe një rezultat i mirë për ne. Këto janë kualifikime ku çdo pikë ka rëndësi”, deklaroi ai.

Publikime te ngjashme