The Guardian: “Administrata e SHBA-së u bindën nga provat e Qeverisë së Kosovës se sulmi terrorist u kontrollua nga Beogradi”

1 minute, 29 seconds Read

Sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator të këtij viti, e ka marrë edhe vëmendjen ndërkombëtare.

Së fundmi, Gazeta prestigjioze britanike “The Guardian”, ia ka kushtuar një artikull tensioneve Kosovë – Serbi, kështu duke dhënë disa detaje mjaft interesante.

Në këtë artikull me titull “Problemet e Kosovës mund të mos kenë ardhur deri në fund, por kriza ende është duke u acaruar”, është një pjesë ku flitet për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Bansjkë të Zveçanit.

The Guardian sjellë diçka të padëgjuar më parë, aty thuhet se provat e Qeverisë së Kosovës se grupi i serbëve që sulmuan Policinë e Kosovës, ishin të armatosur dhe të kontrolluar nga Beogradi kanë qenë bindëse edhe për zyrtarët e ShBA-së.

Sipas The Guardian, privatisht ata e kanë bërë të qartë se provat e paraqitura nga pala kosovare i shohin si “prova bindëse”.

“Më 24 shtator, një grup paraushtarak i serbëve të Kosovës të armatosur mirë i zunë pritë një patrulle të policisë kosovare dhe në përleshjen që pasoi, një polic dhe tre serb të armatosur u vranë. Qeveria e Kosovës paraqiti prova për të treguar se grupi ishte i armatosur dhe i kontrolluar nga Beogradi, dhe zyrtarët amerikanë e kanë bërë të qartë privatisht se i shohin ato prova bindëse”, thuhet në artikullin e prestigjiozes “The Guardian”, ku flitet për raportet Kosovë – Serbi, dhe sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Megjithatë edhe ShBA-ja edhe BE-ja janë duke e pritur një hetim të plotë të sulmit terrorist në Banjskë. Deri më tani janë paralajmëruar sanksione për Serbinë nëse dalin fakte se ka qenë e përfshirë në sulm.

Publikime te ngjashme