Sllovakia i ndërpret ndihmat Ukrainës, Rusia simulon një sulm bërthamor, Zelenski në alarm

1 minute, 15 seconds Read

Ukraina është në alarm dhe po përgatitet për një sulm të Rusisë në impiantin bërthamor energjetik. Këtë e konfirmoi presidenti Volodymyr Zelensky duke saktësuar se bombardimi do të bëhet përmes dronëve iraniane Shahed.

E njëjta armë është përdorur nga ushtria e Putinit gjatë orëve të fundit për të sulmuar në zonën përreth impiantit në rajonin Khemelnytsky, ku u plagosën të paktën 20 persona

Frika që luftimet mund të prekin strukturat energjetike bërthamore ukrainase kanë ekzistuar që prej nisjes së agresionit nga Rusia në shkurt të vitit të kaluar.

Tashmë Kievi akuzon Moskën se po rrezikon të shkaktojë një katastrofë të tmerrshme nëse nuk ndalon bombardimet në zonat e rrezikshme. Zelensky nënvizoi se sulmi më i fundit është tregues i qartë se Ukraina ka nevojë për mbrojtjen ajrore dhe mbështetje të mëtejshme nga partnerët ndërkombëtar.

Në të njëjtën kohë vjen një lajm i keq për Kievin, pasi Sllovakia ka ndërprerë ndihmat ushtarake. Madje kryeministri i ri, Robert Fico, tha se do të votojë kundër çdo sanksioni të ri nga Bashkimi Europian.

Ukraina është vënë në alarm edhe për shkak të një zhvillimi të fundit në ushtrinë ruse. Trupat simuluan një sulm bërthamor gjatë një stërvitjeje të mbikëqyrur edhe nga presidenti Vladimir Putin.

Kjo vjen mes rritjes së tensioneve mes Rusisë dhe Perëndimit për luftën në Ukrainë.

Publikime te ngjashme