Teologu Bajrami kërcënohet pas emisionit ku mori pjesë: “Vrane ma shpejtë turko arabin…”

0 minutes, 49 seconds Read

Debatet e ndryshme televizive dhe emisionet të cilat trajtojnë tema politike shumë shpesh prodhojnë reagime të shumta në publik, që jo rrallëherë kanë eskaluar edhe në kanosje. Kështu ka ndodhur së fundmi pas një emisioni në RTV Dukagjini.

Analisti i ftuar, teologu Mustafë Bajrami, ishte cak i kërcënimit, rast ky që e denoncoi dje.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se Bajrami është kërcënuar me fjalët “Vrane ma shpejt turko arabin”, duke ia përmendur emrin viktimës.

Sinjali mëson se viktima ka dhënë deklaratën e tij para hetuesve policorë, me rastin e raportimit të rastit, për shkak të shqetësimit që i kanë krijuar këto mesazhe si pasojë e të cilave është ndjerë i kanosur.

Si rezultat i denoncimit, është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që të iniciohet rasti për veprën penale “Kanosje” dhe të ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore.

Publikime te ngjashme