Tentuan t’i eliminojnë duke i gjuajtur me granatë dore, ukrainasit eliminojnë rusët që ishin në istikame

0 minutes, 55 seconds Read

Trupat e brigadës së 3-të ukrainase morën pjesë në një operacion në jug të Bakhmutit.

Derisa po pastronin istikamet nëpër të cilat ishin pozicionuar rusët, ata i mbijetuan mrekullisht edhe një granate që u hodh në drejtim të tyre.

Derisa po afroheshin njëri nga ushtarët rusë që ishte në istikame, dhe refuzonte të dorëzohej pavarësisht se ishte rrethuar në të katër anët, hedh një granatë dorë e cila shpërthen shumë afër ushtarëve ukrainas.

Mrekullisht granata nuk e lëndoi asnjërin nga ushtarët ukrainas, ndërsa me t’ju afruar istikameve, disa ushtarë tjerë rusë refuzuan të dorëzohen, ku si pasojë humbën jetën.

E disa prej tyre dolën jashtë me duart e ngritura larg – ku shumica ishin të plagosur. Sipas ukrainasve, shumë prej ushtarëve rusë do të shpëtoheshin po të i bindeshin urdhrit për dorëzim.

Megjithatë, ata që refuzuan e paguan me jetë, ndërsa ky është operacioni i radhës ku ukrainasit vazhdojnë të rikthejnë territoret që ua kishin pushtuar rusët.

Publikime te ngjashme