Tension në Zyrën Ovale: Trump i përgjigjet ashpër gazetarit pas pyetjes për Putinin dhe luftën

0 minutes, 55 seconds Read

Gjatë takimit në Zyrën Ovale me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, Presidenti amerikan Donald Trump u pyet nga një gazetar se sa larg do të shkonte përgjigja e SHBA-së në rast të një përshkallëzimi të luftës nga ana e Putinit.

“Mos më bëni një pyetje të tillë”, reagoi i tensionuar Trump. Ai shtoi më tej se “dëshiron t’i japë fund luftës”.

“Në fund të fundit, të kesh një Evropë të fortë është një gjë shumë e mirë”, deklaroi presidenti amerikan.

Në fjalën e tij gjatë konferencës, presidenti amerikan paralajmëroi Rusinë me tarifa të reja nëse nuk arrihet një marrëveshje për përfundimin e luftës në Ukrainë brenda një afati 50-ditor.

Ai po ashtu theksoi se do të furnizojë NATO-n me “armatim të avancuar”, të cilin aleanca më pas mund t’ia përcjellë Ukrainës.

“Ne kemi arritur sot një marrëveshje sipas së cilës ne do t’u dërgojmë atyre armë dhe ata do të paguajnë për to”, konfirmoi Trump, raporton lajmishqip.

Publikime te ngjashme