Një alarm i pazakontë ka vënë në lëvizje Policinë e Vlorës gjatë orëve të fundit, pasi një person ka kontaktuar sallën operative me një deklaratë tronditëse: “Hajde se kam vrarë mamanë”.
Menjëherë pas këtij sinjalizimi, forca të shumta policore, duke përfshirë njësitë “Shqiponjat” dhe strukturat operative, janë dislokuar me urgjencë drejt zonës së Lungomares, ku dyshohej se mund të kishte ndodhur krimi i pretenduar.
Megjithatë, pas verifikimeve të hollësishme në terren, uniformat e kaltërta nuk kanë hasur në asnjë gjurmë apo dëshmi që do të vërtetonte ndonjë akt kriminal të kësaj natyre, bën të ditur Abcnews.al.
Referuar burimeve nga organet e rendit, personi që realizoi thirrjen e ka fikur telefonin menjëherë pas komunikimit, ndërsa policia po punon intensivisht për identifikimin e tij dhe zbardhjen e plotë të motiveve të këtij alarmi. /lajmishqip.net









