Tadiç – Vuçiçit: “Historia s’njeh një mashtrim të tillë të qytetarëve, marrëveshja nuk ka nevojë për nënshkrim”

0 minutes, 34 seconds Read

Ish-presidenti serb, Boris Tadiq, ka komentuar marrëveshjen mes Kosovës e Serbisë, duke thënë se historia nuk njeh një mashtrim të tillë të qytetarëve.

Ai ka komentuar edhe deklaratat e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili tha se ka refuzuar ta nënshkruaj aneksin e Planit Evropian, duke thënë se kjo marrëveshje s’duhet nënshkruar.

“Vuçiq përsërit furishëm se ai nuk e ka nënshkruar marrëveshjen. Qytetarët tanë duhet ta dinë se kjo marrëveshje nuk duhet as të nënshkruhet, sepse tashmë është pranuar si platformë për negociata në të cilat Vuçiq është shumë i përfshirë”, është shprehur Tadiq.

Publikime te ngjashme