Sulmohet ambasadorja e Serbisë në Madrid, mediat shtetërore në Beograd propagandojnë duke pretenduar “se e bëri një person që fliste shqip”

0 minutes, 23 seconds Read

Ambasadorja e Serbisë në Spanjë, Irena Sarac, është sulmuar fizikisht pasditen e djeshme në Madrid. Ajo u sulmua nga një i ri në rrugën ku jeton në kryeqytetin spanjoll.

Mediat shtetërore serbe pretendojnë se sulmuesi ishte shqiptar.

“Ai iu afrua teksa ajo fliste me celular në gjuhën serbe, e pyeti nëse ishte nga Serbia dhe më pas e goditi dhe iku”, shkruan Tanjugu serb.

Sarac thuhet se ka pësuar dëmtime në shpinë.

Publikime te ngjashme