Sulmet me dronë, plani i Ukrainës alarmon Rusinë

1 minute, 8 seconds Read

Moska ka kërcënuar se Ukraina nuk do të shpëtojë pa u ndëshkuar pas sulmeve me dronë në Rusi në të cilat humbën jetën dy persona.

Dronët kanë goditur disa zona në Rusi, kanë dëmtuar dy aeroplanë ushtarak dhe rafinerinë e naftës.

Ani pse zyrtarët ukrainas kanë thënë se raketat dhe dronët janë shkatërruar nga sistemi ajror i Rusisë, dy persona kanë vdekur nga këto sulme në territorin e Rusisë.

Ndërkaq, Kievi zyrtarisht nuk ka premtuar se është i përfshirë në sulmet me dronë.

Mirëpo në javët e fundit Ukraina besohet se ka shpeshtuar përdorimin e dronëve shpërthyes ndaj caqeve në Rusi.

Është pjesë e strategjisë së kundërofensivës – me qëllim që t’ia vështirësojë ushtrisë ruse furnizimin me armatim.

Në aeroportin e Pskovit dy aeroplanë janë djegur si pasojë e sulmeve me dronë.

Aeroplanët Ilyushin 76 janë përdorur për transportin e ushtrisë dhe pajisjeve në distanca të gjata.

Këta aeroplanë ishin asete të vlefshme të luftës për Rusinë dhe për një kohë të gjatë ishin cak i forcave të Ukrainës.

Kievi shpreson se strategjia me sulme ndaj infrastrukturës ruse do t’u ndihmojë forcave ukrainase që të marrin kontrollin e territoreve të pushtuara nga Rusia.

Publikime te ngjashme