Studentët i dalin kundër Vuçiqit, kërkojnë që mos të pranohet plani evropian për Kosovën

0 minutes, 57 seconds Read

Një shëtitje proteste po mbahet aktualisht në Beograd e organizuar nga studentët e Universitetit të kryeqytetit serb me kërkesë të refuzimit të propozimit evropian për Kosovën.

Protesta po mbahet me sloganin “Studentët për Kosovën”, ndërsa është paralajmëruar edhe protesta e javës së ardhshme.

Nga takimi në Fakultetin Filozofik u dëgjuan mesazhe për tradhtinë e Kosovës, u kërkua refuzimi i marrëveshjes, si dhe mesazhe kundër formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Në protestë janë parë profesori Slobodan Samarxhiq, kryetari i Lëvizjes Popullore për Liri Miroslav Paroviq, kryetarja e shoqatës së qytetarëve, Nada Nemanja Sharoviq, aktivistë të Dverit dhe DSS-së së re. Këto parti janë kryesisht të së djathtës ekstreme në Serbi.

Filip Kalmareviq nga Fakulteti i Shkencave Politike, i cili është edhe një nga organizatorët, tha se protesta nuk është partiake dhe se përderisa ata e organizojnë protestën nuk do të ketë politikanë dhe parti.

Kalmareviq është anëtar i lëvizjes serbe Dveri dhe ish-anëtar i Klubit Progresiv të Çedomir Antiqit. /Ballkani.info

Publikime te ngjashme