Sonte zhvillohet gjysmëfinalja e parë e Eurovision 2023

0 minutes, 56 seconds Read

Sot fillon zyrtarisht Festivali i 67-të i Eurovisionit, me gjysmëfinalen e parë që zhvillohet drejtpërdrejt nga Liverpooli.

Pesëmbëdhjetë shtete do të marrin pjesë në spektaklin e mbrëmjes së sotme, teksa dhjetë prej tyre kualifikohen në finalen e madhe të së shtunës, ku do të vendoset fituesi i Eurovision 2023.

Nikoqir të kësaj mbrëmjeje do të jenë Julia Sanina nga The Hardkiss, Hannah Waddingham dhe Alesha Dixon.

Foto: Eurovision 2023

Përveç pesëmbëdhjetë vendeve që marrin pjesë, të drejtën e votës në gjysmëfinale si pjesë e ‘BIG 5’ kanë edhe Gjermania, Italia dhe Franca.

Përveç kësaj, ekziston një kategori e re që mund të votojë në të dyja gjysmëfinalet, “Pjesa tjetër e botës”.

Foto: Albina Kelmendi/Instagram

Përfaqësuesja e Shqipërisë këtë vit është këngëtarja Albina Kelmendi me familjen e saj me këngën “Duje”, ata pritet të performojnë në gjysmëfinalen e dytë.

Ndërkohë, ylli shqiptar me famë botërore, Rita Ora do të performojë sonte (e martë) si e ftuar speciale./Telegrafi

Foto: Rita Ora/Instagram

Publikime te ngjashme