Snajperistët ukrainas eliminojnë ushtarët rusë

0 minutes, 44 seconds Read

Njësitë e snajperistëve të ushtrisë ukrainase nga fillimi i luftës po konsiderohen si “lojtarët kyç”, për faktin se kanë kryer misione shumë të rëndësishme.

Madje sipas shtabit të përgjithshëm të ushtrisë ukrainase, ata kanë arritur të eliminojnë zyrtarë të lartë të ushtrisë ruse që Putini i dërgoi në Ukrainë, transmeton Telegrafi.

Në një video amatore të realizuar diku në lindje të Ukrainës, shihen ushtarët e Kievit duke eliminuar ushtarët rusë në një fushë të gjelbëruar.

Snajperistët ukrainas fillimisht lokalizojnë pozicionet e rusëve, dhe më pas një ushtar që shihet duke lëvizur goditet me dy plumba ku si pasojë rrëzohet në tokë.

Sulme të tilla të ngjashme janë dokumentuar me video të shumta, ku në rajone të ndryshme ata arritën t’i shkaktojnë humbje të mëdha forcave ruse./Telegrafi

Publikime te ngjashme