Skenari i fshehtë për prillin, Sejdiu paralajmëron planin e Kurtit për të provokuar zgjedhje të reja përmes Presidentit

1 minute, 6 seconds Read

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar në emisionin “Rubikon” se Albin Kurti po synon t’i rikthejë qytetarët te kutitë e votimit sërish në muajin prill.

Sipas tij, qëllimi kryesor i liderit të Vetëvendosjes është të faktorizohet përmes rolit të viktimës politike, me synimin për të rritur numrin e ulëseve në Kuvend përtej rezultatit të 28 dhjetorit.

“Kurti po përgatit terrenin; edhe në daljet e fundit pranoi se i posedon 60 vota por jo edhe 80 të domosdoshmet, ndërsa Presidentes aktuale i bëri të qartë se zgjedhja e saj varet ekskluzivisht nga vullneti i partive opozitare.

Unë parashikoj që vendi të shkojë në zgjedhje të reja gjatë prillit, ku fushata do të bazohet në fajësimin e partive opozitare shqiptare për dështimin e votimit të Vjosës si Presidente”, theksoi Sejdiu.

Ai insiston se ky skenar është paralajmëruar tërthorazi nga vetë Kurti në intervistat e tij të fundit mediatike.

“Strategjia mbetet e njëjtë: vazhdimi i pozicionimit ku, edhe nga pozita e pushtetit, ai projekton veten si viktimë e bllokadave, një qasje që po rezulton efektive tek elektorati.

Ky plan është tashmë i lexueshëm; e thotë Kurti në prononcimet e tij, e njëjtë po konfirmohet edhe nga deklaratat e Albulena Haxhiut”, përfundoi ai./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme