Skandali i madh me shpronësimet, Sveçla zbardh detajet e operacionit të koduar nga Policia dhe AKI

1 minute, 29 seconds Read
Banner Description

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka shpalosur detaje të reja rreth aksionit voluminoz të Policisë, i mbështetur fuqishëm nga AKI-ja, për të cilin raportoi ekskluzivisht dje lajmishqip.

Sveçla bëri të ditur se, duke u mbështetur në të dhënat precize të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë pas një hetimi disamujor, sot ranë në pranga disa zyrtarë të lartë institucionalë, të cilët dyshohen për keqpërdorim flagrant të detyrës dhe korrupsion në proceset e shpronësimit të pronave.

Në këtë rrjet dyshohet se janë involvuar figura të larta publike, përfshirë kryetarin e degës së Gjykatës në Graçanicë, J. M., avokatët N. K., M. D. dhe B. D., ekspertin gjyqësor Sh. T., si dhe zyrtarë nga Departamenti i Shpronësimit, ATK-ja (G. L.) dhe ish-ministri i Tregtisë, F. I., të cilët si grup i strukturuar kriminal dëmtuan rëndë buxhetin e shtetit.

Ky grup akuzohet se, përmes skemave korruptive, ka manipuluar lëndë në Gjykatën e Graçanicës për të përfituar dëmshpërblime të paligjshme lidhur me shpronësimet e periudhës 2011–2015, duke tjetërsuar fonde publike për interesa personale.

Ministri Sveçla ka vlerësuar lart angazhimin e organeve të rendit për këtë goditje të rëndësishme në kuadër të luftës frontale kundër abuzimit me pushtetin dhe korrupsionit sistematik.

“Epoka kur zyrtarët shtetërorë e goditnin buxhetin e Kosovës pa u përballur me ligjin ka marrë fund. Vendosmëria politike, koordinimi ndërinstitucional dhe mbështetja qytetare po dëshmojnë se ndërtimi i një shteti ligjor e të paprekshëm nga krimi është tashmë realitet”. ./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme