Si po e përdor Izraeli teknologjinë kundër armiqve të tij! Çfarë janë Pagerat shperthyes?

3 minutes, 44 seconds Read

Një valë shpërthimesh vdekjeprurëse në Liban dhe pjesë të Sirisë ka vënë në shënjestër zyrtarët e Hezbollahut, pager-at e të cilëve janë hedhur në erë. Një ekspert bombave sugjeron se mund të ishin vendosur eksplozivët në pager-a.

Izraeli akuzohet për kryerjen e një sulmi të guximshëm, të teknologjisë së lartë dhe të targetuar ndaj Hezbollahut. Shpërthimi masiv i paprecedentë i pagerëve të përdorur nga luftëtarët e Hezbollahut erdhi pasi grupi ushtarak hoqi dorë nga telefonat celularë si mjet komunikimi, për të zvogëluar rrezikun e gjurmimit nga Izraeli.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë, por zyrtarët libanezë kanë akuzuar Izraelin, i cili nuk ka komentuar mbi shpërthimet. Ka një histori të gjatë që Izraeli akuzohet për shpikjen e metodave të reja për të eliminuar armiqtë e tij.

Si mund të vendoseshin pager-at si bomba

Një ekspert sigurie, duke folur në kushte anonimiteti, i tha Sky News se dikush mund të kishte kompromentuar këto pajisje përpara se të shpërndaheshin – si për shembull duke fshehur eksplozivë brenda tyre që mund të shpërthejnë nga distanca kur një sinjal i caktuar dërgohet në pager.

Pager-at janë përdorur përpara telefonave celularë dhe tani janë të pazakonshëm në shumicën e vendeve perëndimore, por ata përdoreshin gjerësisht në vitet 1980 dhe 1990.

Ato janë pajisje komunikimi njëkahëshe, që u mundëson njerëzve të dërgojnë një mesazh të shkurtër nëpërmjet sinjalit të radios tek pager-i. Shpesh, në të kaluarën, ka qenë një numër telefoni që i ftonte njerëzit të telefononin përsëri. Burimi tha se “pikëpamja e përgjithshme që po dëgjoj është se ky ishte një sulm mbresëlënës”, i cili kërkonte një sasi të caktuar koordinimi.

“Duket e mundshme që pager-at që ata [Hezbollahu] blenë mund të jenë komprometuar dhe janë kthyer në bomba në distancë,” tha eksperti i sigurisë, duke theksuar se ky ishte vetëm spekulim i bazuar në ekspertizën e tij. “[Ai] duket një shpërthim shumë i koordinuar dhe i fuqishëm për të mos funksionuar thjesht,” duke shtuar se kishte më pak gjasa të ishte shkaktuar nga mbinxehja e baterive.

Historia e gjatë e Izraelit në luftën me teknologji të lartë

Agjencitë e spiunazhit të Izraelit kanë një histori të gjatë të lidhjes me atentate dhe aktivitete të fshehta duke përdorur bomba dhe pajisje të teknologjisë së lartë. Ja një një përmbledhje e disa prej tyre:

1972: Bassam Ebu Sharif

Ai u plagos në Bejrut kur hapi një pako që përmbante një libër ku ishte vendosur një bombë e cila shpërtheu. Ai ishte zëdhënës i Frontit Popullor për Çlirimin e Palestinës (PFLP). Ai mbijetoi, por humbi disa gishta, mbeti i shurdhër në një vesh dhe i verbër në njërin sy.

1972: Mahmud Hamshari

Një përfaqësues i Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO) u vra në Paris në vitin 1972, kur një bombë u vendos nën një telefon dhe u shpërthye nga distanca.

1996: Yahya Ayyash

Ai fitoi pseudonimin “Inxhinieri” dhe me sa duket ndihmoi në zhvillimin e bombave vetëvrasëse të përdorura në konfliktin izraelito-palestinez.

2000: Samih Malabi

Një aktivist i Fatahut nga kampi i refugjatëve Kalandia jashtë Ramallahut, u vra kur një telefon celular i bllokuar shpërtheu pranë kokës së tij.

2007: Stuxnet

Një virus i fuqishëm kompjuterik i projektuar nga inteligjenca amerikane dhe izraelite që besohet se ka çaktivizuar një pjesë kyçe të programit bërthamor iranian. Stuxnet ishte projektuar për të shkatërruar centrifugat që Irani përdori për pasurimin e uraniumit si pjesë e programit të tij të armëve. Është raportuar se virus është dorëzuar në objekt nga një agjent i dyfishtë iranian që punonte për Izraelin.

2020: Mohsen Fakhrizadeh

Një shkencëtar bërthamor iranian u vra në Iran nga një mitraloz i telekomanduar i montuar në një makinë.

Fakhrizadeh po udhëtonte me një automjet të blinduar së bashku me tre automjete të personelit të sigurisë kur dëgjoi ato që dukeshin si plumba që goditën makinën e tij. Pasi ai u largua nga automjeti, një Nissan i pajisur me një mitraloz të telekomanduar më pas hapi zjarr duke e vrarë. / bota.al

 

Publikime te ngjashme