Yanholy (Engjëjt) nga njësia speciale e inteligjencës ukrainase ka arritur të evakuojë familjen e oficerit të marinës ukrainase nga Krimea e pushtuar.
Familja e oficerit duhej të largohej nga gadishulli, për shkak të persekutimit të FSB-së ruse, transmeton Telegrafi.
E tërë familja prej katër anëtarësh – prindërit e oficerit, motra dhe mbesa e vogël – ishin arrestuar nga rusët më 18 shtator.
Ata ishin mbajtur kundërligjshëm të arrestuar për tre ditë, duke iu nënshtruar presionit psikologjik dhe kërcënimeve e torturave.
Duke vepruar kështu, rusët planifikonin të detyronin oficerin ukrainas të bashkëpunojë.
Familja u lirua përkohësisht më 20 shtator, me kusht që oficeri ukrainas do të kontaktonte FSB-në brenda pesë ditësh.
Ata u kërcënuan për vite duke i mbajtur në një lloj burgu shtëpiak – me qëllimin që t’i thyejnë moralisht.
Kështu oficeri raportoi drejtpërdrejt rastin tek komandanti i marinës ukrainase.
Vendimi u mor që të përfshihet Yanholy, njësi speciale e inteligjencës që kreu dhjetëra operacione të suksesshme të evakuimit.
Operacioni u planifikuar në fshehtësi të plotë dhe brenda një kohe të shkurtër është implementuar.
Familja u evakuua para “hundës” se FSB-së ruse. /Telegrafi/