Gjithçka është gati për Champions League “e re”, e cila nis me një format të ri dhe disa veçori të reja.
Midis tyre janë edhe shpërblimet: UEFA do të ofrojë pothuajse 2.5 miliardë euro (për të qenë të saktë 2,437) të cilat do të ndahen mes 36 skuadrave pjesëmarrëse në kompeticion.
Kompeticioni më i rëndësishëm europian për klube është rinovuar me një format të ri, i cili përfshin një grup të vetëm ku do të marrin pjesë 36 skuadra, 4 më shumë se në edicionet e fundit.
8 më të mirat do të kualifikohen për në fazën e 1/8-ve, ndërsa nga vendi i 9-të deri në 24-t do të luajnë play-off.
Secili nga 36 klubet e kualifikuara në fazën e grupeve do të marrë 18.62 milionë euro (një rritje në krahasim me edicionin e mëparshëm që ishte 15.64 milionë).
Për të 8 ndeshjet e fazës së grupeve do të jepen bonuse në bazë të rezultateve: 2.1 milionë për çdo fitore dhe 700 mijë euro për çdo barazim.
Ekziston një bonus i lidhur me renditjen e fazës së grupeve: çdo klub do të marrë një shumë në bazë të pozicionit të tij në tabelë.
Skuadrat që kualifikohen në fazën e eliminimit do të marrin çmimet e mëposhtme:
kualifikimet e Play-Off-it: 1 milion euro për ekip;
kualifikimi në 1/8 e finales: 11 milionë euro për ekip;
kualifikimi në çerekfinale: 12.5 milionë euro për ekip;
kualifikimi për në gjysmëfinale: 15 milionë euro për ekip;
kualifikimi në finale: 18.5 milionë euro për ekip;
fitorja në finale: 6.5 milionë euro.