Një pjesë e deklaratës që ish-presidentit Hashim Thaçi dhënë Zyrës së Prokurorit të Specializuar lidhur me komunikatën 59 dhe vrasjen e Abedin Hallaqit është shpalosur në shqyrtimin kryesor në Dhomat e Specializuara ku ka dëshmuar dëshmitari Fadil Geci. Anëtari i trupit gjykues në rastin më të madh të Speciales, Guenael Mettraux, i ka parashtruar disa pyetje të gjata dëshmitarit Geci lidhur me deklarimin e Thaçit pranë ZPS-së. Komunikata e 59-të e UÇK-së e etiketon si tradhtar vëllain e dëshmitarit, Gani Gecin, pas vrasjes së luftëtarit të UÇK-së, Abedin Rexha, i njohur si Sandokani. E Behajdin Hallaqi, ish-anëtar i LPK-së (Lëvizja Popullore e Kosovës), është i zhdukur që nga qershori i 98-tës dhe është përmendur përgjatë seancave të Speciales.
Gjyqtari Guenael Mettraux: Z. Thaçi jep një përgjigje për prokurorinë dhe pjesa e parë të cilën dua t’ua tregoj fillon në rreshtin 20 të kësaj faqeje. Z. Thaçi thotë se çështja e z. Hallaqi është bërë politike dhe është përdorur për motive të caktuara politike dhe qëllime të caktuara politike, nga të njëjtit njerëz që janë marrë me komunikatën 59… E shihni këtë pjesën dëshmitar?… Do të vazhdoj më tej që ta keni të gjithë citatin. Ai thotë që “unë jam në dijeni që diçka është postuar në internet nga Rexhep Selimi, jam munduar të gjej evidencë të deklaratave të z. Selimi, çka deklaron në kohë të ndryshme me deklarime të ndryshme, por edhe të bashkëpunëtorëve të tij politilk që kanë bërë adresime politike kundër meje”. E shikon këtë dëshmitar?
Dëshmitari Fadil Geci: Po t’besoj shumë.
Guenael Mettraux: Pyetjen e parë e kam thjesht për sqarim. Ju apo anëtarë të tjerë të familjes suaj, a jeni bashkëpunëtor politikë të Rexhep Selimit me aq sa dini ju?
Dëshmitari Fadil Geci: Kurrë. Jemi kundërshtarë politikë në ekstrem.
Gjyqtari Guenael Mettraux: Më pas z. Thaçi thotë si më poshtë… “Me aprovimin dhe këshillën e ambasadorit Prosper dhe në konsultim me të jam munduar t’i gjej ato deklarata dhe të jem i lumtur që t’ia jap këto deklarata njërit prej përfaqësuesve tuaj në Prishtinë. Unë kam ose mund të kem vetëm një pjesë të asaj çka desha t’iu prezantoj në raport me deklarimet e zotriut. Sikurse e thashë, nuk po inkriminoj dhe nuk po akuzoj askënd, por dëshiroj që ju ta keni të qartë këtë çështje”
Për procesverbal për të qenë i qartë: për kë e keni fjalën? E keni fjalën për z. Selimi? Z. Thaçi thotë: po. “Sepse flet edhe për z. Hallaqi. Nuk flet por ka shkru dikun diçka dhe e di që jemi intervistu të dy në proces hetues në Prishtinë për këtë rast, për këtë çështje”.
Z. Thaçi regjistrohet të ketë thënë:
“Për të treguar karakterin e z. Selimi, do të doja t’iu dorëzoja këtë dëshmi sepse ndërlidhet edhe me 59-tën edhe rastin Hallaqi. Z. Selimi është i lidhur me të dyja sepse sikurse u tha, ai ka bërë deklarata edhe publikisht dhe ju e cituat, por që ndërlidhet edhe me intervistimin e tij me organet e drejtësisë në Kosovë lidhur me z. Hallaqi”.
Më tej në rreshtin 9 thuhet:
“Për këtë arsye dëshiroj ta prezantoj atë që e di unë, t’i prezantoj opinionet e tina, çka thotë për komunikatën 59 në kohë të ndryshme. Interesa dhe motive të ndryshme politike qysh i ka pasë, por pasi që lidhet me emrin e Gani Gecit, gjithashtu dua t’iu jap diçka lidhur me atë që flet ai për Gani Gecin”.
Më pas z. Thaçi artikullin që ju patë dje që pretendohet të jetë shkruar nga Rexhep Selimi lidhur me faktin që Rexhep Selimi ka thënë që vëllai juaj është vrasës serik. Pastaj në qoftë se vazhdojmë me faqen tjetër z. Thaçi përsëri thotë se kjo ka të bëjë përsëri me komunikatën 59.
“Z. Gani Geci ka dhënë deklarata të ndryshme publike dhe dua t’iu jap një dokument. Unë kam marrëdhënie konstruktive, por megjithatë dua ta keni një panoramë të plotë lidhur me këtë person”.
Pastaj ka një diskutim të plotë sa i takon raportit mjekësor që ka të bëjë me gjendjen shëndetësore të vëllait tuaj…Për të përfunduar, z. Thaçi thotë që z. Geci, së pari ka thënë publikisht që është intervistuar nga ju.
“Ka përmendur emrin tim në publik, sepse emri im është përmendur në raste të ndryshme nga ky zotëri dhe e ndjej si detyrim që t’ua jap këtë dokument. Është një dokument i cili mund të gjendet nga gjithkush në internet. Nuk po e akuzoj për asgjë, nuk po e inkriminoj, nuk po bëj asgjë të tillë, por thjesht po mundohem ta sqaroj se për kë po bëhet fjalë këtu. Në të njëjtën kohë ju përmendët faktin që ndoshta edhe dikush do ta rishikojë këtë transkriptë ndoshta pas 20 vjetësh dhe ndoshta nuk është e nevojshme që të pritet 20 vjet sepse ai flet për ditë në televizion dhe gjithashtu përmend emrin tënd”
Më pas vijohet me një debat midis prokurorit dhe z. Thaçi sa i takon raportit mjekësor. Pyetja e parë që kam për ju është kjo dëshmitar: A e dini se për çfarë raporti mjekësor që lidhet me vëllain tuaj flitet këtu dhe sikurse thashë më përpara në qoftë se ndiheni më i lirë të flisni në seancë private na e thoni këtë gjë dhe do të kalojmë në seancë private?
Dëshmitari Fadil Geci: Jo, në seancë private jo kurrqysh. Vetëm në seancë publike. Le te dinë të gjithë çka ka thënë dhe çka ka dashtë me thënë. Vëllai im ka pasur një proces gjyqësor që është dënuar tre vjet e gjysmë burg dhe vetëm shihe atë dokument mjekësor është vlerësuar se në moment vendimtar pas gjithë këtyre tramave që i ka pasë ai… ai është shumë i fortë… Ka pasur tronditje të fortë psikike në momentin kur e ka pasur rastin. Dhe atë dokument që është e ndaluar me të gjitha të drejtat (të publikohet) e ka marrë me e ba publik ky për ta zhvlerësuar intervistën që e ka dhënë Gani Geci. Po nuk e ka ditë ky që është Fadili, vëllai i tij, që është shëndosh si topi… Ka menduar që Ganiu është i vetëm. Ganiu nuk është vetëm edhe Ganiu është shëndosh tash. Ka pasur tronditje, por është shumë i fortë, shumë psikikisht i fortë.