Shoqërohen me polici Hafiz Gara dhe Irfan Lipovica në MINT, aksioni po vazhdon te Ridvan Muharremi

1 minute, 27 seconds Read

Policia e Kosovës sot ka shoqëruar dy zyrtarë të Ministrisë së Industrisë Ndermarrësisë dhe Tregtisë.

Gazeta Nacionale ka mësuar se bëhet fjalë për zyrtarët Hafiz Gara dhe Irfan Lipovica.

Gazeta ka mësuar se këta dy zyrtarë Policia e Kosovës i ka marrë nga shtëpitë e tyre dhe i ka sjell në ambientet e ministrisë, ku po kryhet bastisja.

Shoqërimi i tyre është bërë nën dyshimin që janë përfshirë në keqpërdorimin e rezervave shtetërore, për të cilat ka raportuar më herët gazeta Nacionale.

Ndërkohë, policia është duke e vazhduar aksionin edhe në bastisjen e pronave të Ridvan Muharremi, mikut të kryeministrit Albin Kurti.

Muharremi, që është pronar i restoranit “Bukë e Zemër”, dyshohet se është ndërmjetës.

Avokati Halimi: Nuk ka fletarrestim për Ridvan Muharremit
Mahmut Halimi, avokati i Ridvan Muharremit, ka thënë se për klientin e tij ende nuk ka flet arrestim nga organet e rendit.

Ai ka bërë me dije se ende po vazhdojnë bastisjet në pronat e Muharremit.

“Ende nuk kemi fletarrestim”, ka thënë Halimi.

Ai ka tregua se ia kanë dorëzuar policia të gjitha provat.

“Normal i ka dorëzuar të gjitha materialet që jemi përgatitur me kohë. Jemi përgatitur për të vërteten”, ka thënë ai para mediave.

Sot Policia e Kosovës ka bastisur restorantin “Bukë e zemër”, i cili në pronë të afaristit Ridvan Muharremi. Gjithashtu polica ka bastisur edhe banesën e tij dhe MINT-in.

Muharremit, i cili është edhe mik i kryeministrit Albin Kurti, dyshohet se është i përfshirë në aferat për keqpërdorin e rezervave shtetërore.

Publikime te ngjashme