Emri më i përfolur ditëve të fundit që kulmoi me rastin e vrasjes së policit serb është Faton Hajrizi, i arratisuri nga burgu i Smrekonicës. Hajrizi, që arriti të ikë për herë të nëntë nga burgjet e Kosovës më 6 korrik, po përmendet si i dyshuari kryesor për rastin që ndodhi mbrëmë në Serbi, ku një zyrtar policor serb u vra dhe një tjetër u plagos.
Si në filma, Faton Hajrizi i iku shtetit, u shfaq në rrjete sociale për rreth 2 javë dhe papritmas u zhduk. Largimi i tij nga TikTok-u, platformë kjo që u shfrytëzua nga ai për të dhënë edhe deklarata bombastike, pasoi me vrasjen e mbrëmshme.
Ndonëse akoma nuk është konfirmuar se i dyshuari për vrasjen e policit serb është Faton Hajrizi, shumë pista janë hapur – teksa është i përfshirë në një formë indirekte edhe vëllai i tij, Artan Hajrizi.
Në vendin e krimit, autoritetet serbe njoftuan se e gjetën një pasaportë të lëshuar nga autoritetet e Kosovës, me emrin e Artan Hajrizit – i lindur më 1991 – dhe një dokument tjetër gjerman identifikimi. Por, ministri i Brendshëm serb, Daçiq tha se po vërtetohen faktet nëse personi të cilit i kanë mbetur dokumentet në veturë është realisht vëllai i Artan Hajrizit, i cili është arratisur nga një burg në Kosovë.
Artani u lajmërua sot në media dhe bëri të ditur se ndodhet në Gjermani – e nuk ka gisht në rastin ku është i përfshirë i vëllai. Këtë të fundit, ai e akuzoi për vjedhjen e pasaportës që tashmë u gjet, duke u distancuar nga i njëjti publikisht.
A ishte sinjal largimi i Faton Hajrizit nga TikTok se do të ndodhte diçka?
Pa paragjykuar rrethanat e rastit dhe përfshirjen e tij në çfarëdo forme në vrasjen e policit në Serbi, Hajrizi siç duket u zhduk nga ky rrjet social, pa ndonjë arsye – pasi i njëjti tashmë ndodhej në arrati dhe paraqitej pothuajse çdo ditë ‘live’ që nga arratisja nga burgu.
Ballkani.info e ka të publikuar ‘live’ e fundit të Faton Hajrizit në Tik Tok.
“Ju përshëndes, me kaq unë e përfundoj TikTok-un këtu edhe respektet e mija deri në fund. Unë jom profil i Hollivudit, person i Hollivudit. E pres ndihmën e popullatës… nuk jom armik i popullit, jam dashamir i popullit.” – thoshte ai./ballkani.info
Shihni videon: