Shaqiri: Kualifikim i vështirë, por e rëndësishme që jemi në Euro 2024

0 minutes, 47 seconds Read

Xherdan Shaqiri është shprehur i lumtur që Zvicra është kualifikuar në Evropianin e vitit të ardhshëm.

Ai ka thënë se ka qenë i vështirë ky kualifikim, por është e rëndësishme që janë në Euro 2024.

“Vërtetë kam dashur të luaj dhe ta ndihmoj ekipin. Jam i lumtur që isha në gjendje të luaj nga fillimi. Ndoshta nuk ishte ndeshja ime më e mirë. Fusha nuk ishte më e mira po ashtu”.

“Qartë se nuk është cikli më i mirë kualifikues që kemi luajtur. Por ia dolëm sërish. Asnjëherë nuk është e lehtë të kualifikohesh në ngjarjet e mëdha”.

“Ekipi dhe tifozët mund të jenë krenarë. Natyrisht tani duam ta fitojmë grupin. Më pas mund të përgatitemi për turneun në Gjermani”, ka thënë Shaqiri pas ndeshjes me Kosovës.

Kosova arriti të marrë një pikë në Zvicër të shtunën, ku tutje kaloi edhe Rumania./Telegrafi

Publikime te ngjashme