Shala i papenduar për gjuhën e përdorur ndaj Kurtit, i drejtohet Konjufcës: Ma dërgoni vërejtjen me postë

0 minutes, 47 seconds Read

Kryeparlamentari Glauk Konjufca në bazë të rregullores së Kuvendit, ka shqiptuar vërejtje për gjuhë joparlamentare  të përdorur nga deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, ndaj kryeministrit Albin Kurti.

Në seancën e Kuvendit të enjten, Shala ka ofenduar rëndë Kurtin, ndërsa dëgjohet duke thënë “Phuu ta … tradhtarin e nanës…”.

“Zotëri Shala, të gjitha faktet tregojnë se keni përdorur një gjuhë joparlamentare, por pa mikrofon. Mirëpo, për këtë rregullorja më obligon se sipas nenit 65, pika 3 t’iu japim një vërejtje për këtë shkelje”, ka thënë Konjufca, teksa e njoftoi Shalën për vërejtjen e shqiptuar.

Fjalën iu dha edhe deputetit, i cili nuk kërkoi falje për ofendimin ndaj Kurtit, por duke ironizuar, kërkoi që vërejtjen t’ia dërgojnë me postë.

“Faleminderit, ma dërgoni vërejtjen me postë”, u shpreh Shala./Telegrafi

Publikime te ngjashme