Sezoni i dytë i shumëpritur i “Squid Game” ka filluar transmetimin në Netflix, por kritikët janë të zhgënjyer

0 minutes, 45 seconds Read

Disa e konsiderojnë këtë vazhdim si një “dështim të plotë” dhe një “zhgënjim të madh”, duke argumentuar se shfaqja ka humbur “avantazhin” që pati në sezonin e parë.

Daniel Feinberg i ‘The Hollywood Reporter’ shkruan se sezoni i dytë nuk funksionon, ndërsa Rebecca Nicholson e ‘The Guardian’ kritikon ritmin dhe thotë se shfaqja humbet drejtimin pas disa episodeve.

Therese Lacson nga Collider thekson se kthesat e komplotit janë shumë të parashikueshme dhe se shfaqja e “ndez dritat” për të siguruar që audienca kupton gjithçka, shkruan DailyMail.

Megjithatë, disa kritikë, si Tim Glanfield i ‘The Times’ dhe Annabel Nugent i ‘The Independent’, e konsiderojnë sezonin e dytë si më kompleks dhe të nuancuar, duke lavdëruar ritmin dhe zhvillimin e karaktereve.

Shumë shikues kanë shprehur zhgënjim në X, duke u ankuar për vonesën e madhe dhe përmbajtjen e sezonit të dytë./Telegrafi

Publikime te ngjashme