Sërish përleshje fizike në Kuvend, implikohen edhe deputetë të AAK-së (Video)

0 minutes, 39 seconds Read

Pas fillimit të seancës së Kuvendit dhe shpalosjes së pankartave me mbishkrime kundër kryeministrit Albin Kurti dhe shefes së deputetëve të VV-së,Mimoza Kusari kanë filluar sërish përleshjet mes deputetëve të PDK-së dhe ministrave e deputetëve të VV-së.

Gjatë përleshjeve të fundit është përfshirë edhe deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj e cika e ka gjuajtur me ujë kryeparlamentarin Konjufca.

Siç shihet nga pamjet e Kanal 10, mbrojtja e afërt e Kurtit ka intervenuar dhe tani është duke qendruar para kryeministrit.

Në anën tjetër deputetët e opozitës po vazhdojnë të bllokojnë foltorën e Kuvendit duke penguar vazhdimin e seancës nderkohë që Konjufca edne nuk ka marrë vendim për ndërprerjen apo vazhdimin e seancës.

Publikime te ngjashme