Selmanaj drejtuar Kurtit: “Zajednica, zajednica, tap kryeministër e lëshoj bajrakun”

1 minute, 2 seconds Read

Deputeti nga radhët e LDK-së, Driton Selmanaj në seancën e kuvendit ku po diskutohet Plani Evropian, në fjalimin e tij tha se personalisht nuk i beson Kurtit.

“Unë personalisht nuk i besoj këtij kryeministri. Pse nuk i besoj këtij kryeministri? Sepse më datën 2 shkurt, ky kryeministër na ka lexuar gjashtë kushte. Kushti i parë ka thënë: Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi. Kushti i dytë është se nuk mund të jetë monoetnik dhe duhet ta ndërroj emrin. Nën 3 duhe të ketë reciprocitet të të drejtave, çfarëdo të drejta për serbet në Kosovë duhet t’i kenë edhe shqiptarët në Serbi. Duhet të shuhen strukturat paralele dhe të dorëzohen armët dhe Vuçiq duhet të tërheq letrat mosnjohëse”, tha Selmanaj në fjalimin e tij në kuvend”, tha Selmanaj.

Deputeti i LDK-së ia përmendi një shprehje të shefit të Qeverisë që e kishte përdorur më herët për demarkacionin “Çakorri, Zhlepi, Zhlepi, Çakorri, tap karrika e lëshoj bajrakun”, i kishte thënë Kurti-Haradinajt.

Ndërsa deputeti Selmanaj iu drejtua kryeministrit me, “Zajednica, zajednica, tap kryeministër e lëshoj bajrakun”, tha Selmanaj.

Publikime te ngjashme