Rusia kërcënon për mundësinë së pranimit të Ukrainës në NATO

0 minutes, 53 seconds Read

Rusia reagon ashpër ndaj mundësisë së pranimit të Ukrainës në NATO. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se kjo do të jetë një lëvizje shumë e rrezikshme për sigurinë europiane.

“Kushdo që merr një vendim të tillë duhet të mendohet shumë mirë”, ishte paralajmërimi i lëshuar nga Moska. Peskov tha se Rusia do të marrë masa edhe kundër anëtarësimit të Suedisë në NATO.

“Duket se europianët nuk e kuptojnë këtë gabim, është shumë e rëndësishme të jemi të vetëdijshëm se infrastruktura ushtarake ruse nuk ka lëvizur kurrë drejt Europës Perëndimore, ka pasur gjithmonë një lëvizje në drejtim të kundërt”, tha Peskov.

Lidhur me zgjerimin e NATO-s ka folur edhe ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, i cili gjithashtu paralajmëroi masa të forta. Ai u shpreh tepër i habitur nga shpejtësia me të cilën Finlanda dhe Suedia braktisën statusin e tyre neutral dhe përfitimet që rrjedhin nga ai status.

Publikime te ngjashme