Rusi: Sulme në masë ndaj zyrave të mobilizimit

1 minute, 0 seconds Read

Qytetarë rusë duket se po shfaqin pakënaqësinë e tyre me ndryshimet e reja në mobilizim, lidhur me luftën që po zhvillohet në Ukrainë.

Duke pasur parasysh drejtimin në të cilin po lëviz ky konflikt, Rusia, pra presidenti i këtij vendi, Vladimir Putin, ka vendosur të rrisë moshën për mobilizim, që do të thotë se madje edhe 70-vjeçarët mund të shkonin në luftë tani.

Kjo, padyshim, nuk u ka pëlqyer shumë qytetarëve të këtij vendi. Edhe pse atyre iu premtua një “operacion special ushtarak” afatshkurtër, ai është shtrirë në një luftë që po vazhdon për gati një vit e gjysmë pa shenja se mund të ketë një fund të shpejtë.

Përveç ushtrisë standarde, shumë qytetarë u thirrën në front në Ukrainë, gjë që bëri që shumë të iknin në vendet fqinje. Ata që nuk arritën të arratiseshin tani po përdorin metoda të tjera për të shmangur rekrutimin.

Në rrjetet sociale po qarkullojnë video të regjistruara në qytetet ruse, ku banorët hedhin bomba molotov në zyrat e rekrutimit. Më shumë se 10 nga këto raste janë regjistruar.

Publikime te ngjashme