Zyrtari i LDK-së, Berat Rukiqi, e ka cilësuar propagandistik një grafikë të publikuar sot gjatë ditës nga ministri i Financave, Hekuran Murati, ku ky i fundit flet për shumën e pagave që paguhen për një vit në Kosovë në sektorin publik dhe privat.
Rukiqi ka thënë se Murati rritjen e pagave në sektorin privat për shkak të inflacionit, Murati mundohet që t’ia kalkulojë si meritë vetes dhe Qeverisë.
Zyrtari i LDK-së thotë se ministri Murati e injoron inflacionin e tre viteve të fundit dhe jep një shembull se gjërat që ke mundur t’i blesh në vitin 2020 me 450, sot të duhen 556 euro për t’i blerë të njëjtat.
Reagimi i plotë:
Një graf propagandistik, i rradhes, nga Ministri i Financave.
Rritjen e pagave nga sektori privat (si pasoje e inflacionit te larte) po synon t’ja mvesh si merite vetes dhe Qeverise.
E pranon edhe vet kontributin minor te Qeverise ne kete rritje (vetem 17%), perderisa e injoron komplet inflacionin e 3 viteve te fundit (shih tabelat e bashkangjitura) dhe rritjen reale ekonomike (nen mesataren 4%, te periudhes se pas pavaresise).
Per me ja vizatu, me nje shembull te thjeshte: Nese ne vitin 2020, ne bankomat e kemi terhequr pagen ne vlere 450 euro dhe i kemi paguar te githa obligimet me këtë shume, sot, per t’i paguar obligimet e njeta, na duhen 556 euro.