Reduktimi i policisë ne veri, Sveçla: Kosova është duke e zbatuar marrëveshjen e Bratislavës

0 minutes, 42 seconds Read

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se që nga ditë e premte(nesër) do të ulin prezencën e Policisë së Kosovës edhe me 25 për qind brenda dhe përreth ndërtesave komunale.

Sveçla ka thënë se Kosova është dukë zbatuar Marrëveshjen e Bratislavës.

“Policia e Kosovës ka mbajtur një takim me EULEX-in dhe KFOR-in, siç është paraparë me pikën 2 të marrëveshjes së Bratislavës. Konkluzioni i vlerësimit të përbashkët të sigurisë është se situata është e qetë. Nga nesër do të ulim prezencën e policisë edhe me 25% brenda dhe përreth ndërtesave komunale. Kosova po zbaton zotimet nga marrëveshja e Bratislavës dhe po vazhdon të kontribuojë pozitivisht në de-përshkallëzimin”, ka shkruar Sveçla në Twitter.

Publikime te ngjashme