Reagon vëllai i Besim Dajakut: Shteti dje na bëri krenarë, pas më shumë se dy dekadave!

0 minutes, 53 seconds Read

Liridon Dajaku, vëllai i truprojës së presidentit Ibrahim Rugova, Besimit, përmes një postimi në facebook ka reaguar pas ngjarjeve që ndodhën dje në veriun e Kosovës.

Dajaku thotë se më shumë se dy dekada nuk është dier kurrë era shtet në veri të Kosovës, siç është ndi dje.

Ai thotë se është ndie krenar më shumë së kurrë gjatë ditës së djeshme me shtetin e Kosovës.

Reagimi i plotë:

Me shume se dy dekada nuk eshte ndier kurre era shtet ne veriun e Kosoves, siç eshte ndier ne kohen e fundit, e sidomos dje!

Ne, populli, qe e dojme kete vend hakikat, pa hile, dje jemi ndier krenare me shume se kurre me shtetin tone, me shtetin e Kosoves. Me i fjale, dje shteti yne na e ka rrite dashurine per kete vend.

Lavdi per Heroin me te Ri te Kosoves, policin tone te vrare nga sturkturat kriminele terroriste serbe!

Aferim per luften dhe qendresen djemve te Policise se Kosoves !

Respekt dhe per shtetin e Republikes, te udhehequr nga Kryeministri Kurti!

Publikime te ngjashme