Reagon edhe ambasadori gjerman për vrasjen dhe plagosjen e policëve në veri: Autorët të dalin para drejtësisë

0 minutes, 35 seconds Read

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, e ka dënuar vrasjen e pjesëtarit të Policisë së Kosovës si dhe plagosjet që kanë ndodhur të dielën në veri të vendit

Rohde ka shpërndarë postimin e ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, i cili ka kërkuar që autorët e krimit të dalin para drejtësisë.

”Unë bashkohem plotësisht me deklaratën e kolegëve të mi amerikanë. Autorët e këtij sulmi vrasës kundër zyrtarëve të rendit të KOS-it duhet të dalin para drejtësisë”, ka shkruar ambasadori gjerman në Twitter.

Institucionet e Kosovës vrasjen e kanë cilësuar si sulm të orkestruar nga Serbia./GazetaSinjali

Publikime te ngjashme