Reagimet për vrasjen që tronditi mbarë vendin mbrëmjen e së premtes

1 minute, 42 seconds Read

Vazhdojnë edhe më tutje reagimet lidhur me vrasjen që ngjau në lagjen Kapeshnicë të Pejës.

I dyshuari U.H, sipas Prokurorisë ka vrarë nënën e tij, ndërsa nuk ka qenë në gjendje të flasë para autoriteteve, përcjell lajmi.net.

Këtë e pohoi edhe prokurorja e rastit, Sahide Gashi, në një paraqitje para mediave.

Ajo tha se dorasi pritet që nesër të dalë para njësive relevante, ndërsa do të jetë në prani të avokatit e psikologut.

“Kemi dalur së bashku me njësitin e forenzikës në vendin e ngjarjes ku janë mbledhur të gjitha provat, kemi urdhëruar autopsinë e të ndjerës. Kemi siguruar dëshmitarë okularë. I dyshuari nuk ka qenë në gjendje të merret në pyetje, kemi urdhëruar që nesër në prezencë të psikologut dhe avokatit mbrojtës të merret në pyetje. Po ashtu do të vazhdojmë me hetime. Në bazë të të gjitha rrethanave, do të urdhërojmë edhe ekzaminimin në Institutin e Psikiatrisë të të dyshuarit”, tha Prokurorja e rastit.

Për këtë rast, fillimisht kishte raportuar mediumi nacional, Sinjali, që kishte mësuar detaje të krimit makabër, ku djali kishte vrarë nënën e tij me thikë, ndërsa koka dhe trupi nuk ishin gjetur me një vend.

Koka ka qenë në tavan, ndërsa trupi në njërin prej kateve të shtëpisë.

Sipas informacioneve fillestare, bëhet e ditur se konflikti kishte të bënte me një mosmarrëveshje mes nënës dhe të birit, me këtë të fundit që ia linte nënës fajin për ndarjen nga bashkëshortja.

Vrasjen ndërkaq, e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Rugova kishte deklaruar se me të marrë informacionin kanë dalë në vendngjarje, ndërsa mjeku kujdestar kishte konfirmuar vdekjen e viktimës.

Në anën tjetër, bëhet e ditur se në momentin kritik, ka pasur edhe dëshmitarë okularë.

Publikime te ngjashme