Rasti i Vullnet Krasniqit, gazetari Sopa ‘gozhdon’ Berat Buzhalën: Ke përfundu tu pallë si magar, Telekomit ia zhvati 437 mijë euro

3 minutes, 0 seconds Read

Gazetari Jeton Sopa i ka reaguar Berat Buzhalës i cili mbrëmë e mori në ‘mbrojtje’ gazetarin Vullnet Krasniqin pasi u raportua se është zënë me drogë nga Policia e Kosovës.

Në reagimin e tij, Sopa ia përmend Buzhalës termin e tij “Substancë psikosomatike”, duke shtuar se nuk ekziston ky lloj termi në mjeksi, për të cilën ka thënë Buzhala se i është gjetur gazetarit Vullnet Krasniqi.

“Sa për me ta sqaru ty dhe opinionit, pra ka substanca PSIKOAKTIVE, e ato krejt janë lloje të drogave e njëra ndër to është edhe “Amfetamina”. Edhe 3.97 gram nuk është sasi e vogel qysh e ke shkru, por është  sa për 4 persona, kjo sipas njohësve të çështjes  merret ka 1 gram”, shkruan ndër tjera Sopa në reagimin e tij.

Ai tutje ia përmend edhe paratë që ka marrë nga Telekomi i Kosovës e që janë hiç më pak se 437 mijë euro.

Reagimi i plotë i gazetarit Jeton Sopa:

Berat Buzhala ti manipulues i së vërtetës…

Berat manipulanti që nëpër ato emisionet e tua  me Vullnet po më akuzon që gjoja shkrimet e mia nuk i bëj vet por i marrë të gatshme pasiqë sipas teje unë nuk ditkam me shkru shqip.

Paske reagu ndaj publikimit të lajmit për këtë vllaun tënd siç po e quan ti që e kanë zanë me drogë. Duke u mundu me relativizu  skandalin madje duke tentu edhe me normalizu, i përfshine edhe nja 100 veta që paskan qenë me një dasmë në natën kur e kanë zanë Vullnetin policia me drogë, gjoja se s’paska qenë vetëm e tij dhe  fajin ua le edhe 100 të tjerëve!

Në reagim paske thanë se ia kanë zanë një substancë PSIKOSOMATIKE duke mos ja përmend as emrin.

Eh tash unë Jeton “analfabeti” po të kallxoj që ti nuk din as me shkru.

Ma spari në mjekësi NUK ekziston termi “Substancë psikosomatike”, pra ka sëmundje ose çrregullime psikosomatike por JO Substanca psikosomatike.

Sa për me ta sqaru ty dhe opinionit pra ka substanca PSIKOAKTIVE , e ato krejt janë lloje të  drogave e njëra ndër to është edhe “Amfetamina”. Edhe 3.97 gram nuk është sasi e vogel qysh e ke shkru  por është  sa për 4 persona, kjo sipas njohësve të çështjes  merret ka 1 gram.

Berat ti mua më ke sulmu  tu ba propagandë pa kurrfarë fakti, çka paske pritë se unë do të rri i heshtur aq më tepër kur kam fakte e argumente për të kaluarën tënde tepër kontraverze në media e politikë e që tash je rikthy prap nën petkun e gazetarit dhe na shet moral politik e shoqërorë?

M’kujtohet kur t’i patën qitë Devollët banerat gjigand nëpër gjithë  Kosovën duke e personifikuar një magar si ti, me mbishkrimin “Buzhala Product”, beso edhe pse as atëherë nuk kam pas ndonjë konsideratë për ty prap m’ka ardhë keq  se ka qenë një gjë dhe një fushatë tepër e ulët  nga ana e Devollëve.

Tash kqyre ku në t’vërtëtë ke përfundu, tu pallë si magar duke i mbrojtë bizneset e Devollëve të regjistruara me letra të Serbisë e tu ba  propagandë kundër shtetit të  Kosovës.

Ps. Se harrova me ta ripërsëritë se 437 mijë euro ja ke zhvatë Telekomit të Kosovës  në emën të “marketingut”.

Respekte President.

President i zhvatjes dhe propagandes!

Publikime te ngjashme