Rasti i Valdrin Sahitit në Turqi, Presidenca: Pasaporta diplomatike iu dha nga qeverisja e kaluar

1 minute, 0 seconds Read

Zëdhënësi i Presidentes së Kosovës, Bekim Kupina, ka reaguar pas raportimeve të shumta lidhur me pasaportën diplomatike që posedon disenjatori Valdrin Sahiti dhe deklarimeve se atë pasaportë ia ka dhënë presidentja Vjosa Osmani.

Kupina ka thënë se Presidentja Osmani s’i ka dhënë pasaportë diplomatike askujt përfshirë edhe Valdrin Sahitin.

Ai ka shtuar se këto pasaporta janë dhënë gjatë qeverisjes së kaluar.

Emri i Valdrin Sahitit është përmendur gjatë ditëve të fundit, pasi ka pasur raportime se ai është ndaluar nga autoritetet turke. Megjithatë Sahiti është lajmëruar nga Dubai, derisa avokati i tij Besnik Berisha ka mohuar gjitha raportimet dhe ndërlidhjen e Sahitit me situatën në Turqi.

Reagimi i plotë:

Sqarim i serishëm

Presidentja asnjëherë nuk i ka dhënë pasaportë diplomatike askujt, pra as Valdrin Sahitit. Presidentja as nuk e ka rekomanduar nje gjë të tillë. Presidentja nuk ka kompetencë ligjore të japë pasaporta.

Këto pasaporta janë dhënë nga qeverisja e kaluar.

Prandaj shpifjet e shumta të këtyre ditëve Presidenca do t’i trajtojë duke ndërmarrë masa të parapara me ligj ndaj të gjithë atyre që kanë shpifur.

Publikime te ngjashme