Ramë Lahaj publikon fotografi me Abazoviqin duke lunduar bashkë në lumin Buna

0 minutes, 44 seconds Read

Tenori i njohur shqiptar, Ramë Lahaj, ka mbajtur së fundmi një koncert të madh recital në Ulqin.

Ky koncert bëri bashkë shumë shqiptarë nga treva të ndryshme, përfshirë këtu edhe figura të larta shtetërore si: Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ai i Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Me këtë të fundit, tenori nga Istogu duket se e ka shfrytëzuar rastin për të kaluar pak kohë cilësore pas mbarimit të koncertit.

Pamje nga koncerti i Ramë Lahajt në Ulqin (Foto: Qendra Për Kulturë – Ulqin/Facebook)

Kjo pasi Lahaj ka publikuar një video në InstaStory, ku shihet duke lunduar në lumin Buna bashkë me Abazoviqin në një mini-jaht.

Nga fotoja, dyshja duken në disponim të mirë, ndërsa kanë shijuar motin veror në destinacionin turistik “Adba Bojana” të Ulqinit. /Telegrafi/

Foto: Ramë Lahaj/InstaStory

Publikime te ngjashme