Rama sot kryeson debatin në Këshillin e Sigurimit

0 minutes, 57 seconds Read

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një videomesazhi mbrëmë nga salla e Këshillit të Sigurimit të OKB-së në New York theksoi nevojën thelbësore për bashkëpunimin e të gjitha shteteve kundër luftës së Rusisë në Ukrainë.

Kreu i qeverisë sot duke filluar nga ora 11:00 do të drejtojë një nga seancat më të rëndësishme të dekadës së fundit, me praninë e shumë krerëve të shteteve dhe qeverive, ku për të dytën herë Shqipëria mban Presidencën.

Tema për diskutim në Këshill do të jetë “mirëmbajtja e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare”.

Në këtë debat, krerët e shteteve dhe të qeverive të anëtarëve të Këshillit të Sigurimit, të anëtarëve të Kombeve të Bashkuara, përfshi edhe Ukrainën, e cila do të përfaqësohet nga presidenti Volodymyr Zelensky do të kenë mundësi të shprehin pikëpamjet e tyre dhe të shkëmbejnë ide rreth luftës dhe ndikimin që po prodhon mbi paqen e sigurinë ndërkombëtare dhe zhvillimin ekonomik në të gjithë botën.

Publikime te ngjashme