Qeveria e re maqedonase “trash” raportet me Serbinë! Daçiq tregon se policët serbë tashmë do të patrullojnë edhe në Maqedoni të Veriut

1 minute, 1 second Read

Ministri serb i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq pas takimit me homologun e tij maqedonas, Pançe Toshkovski, ka treguar se ka marrëveshje që nga muaji gusht, policët e Serbisë të patrullojnë në Maqedoninë e Veriut dhe anasjelltas.

Daçiq tha se fillimisht kjo do të zbatohet në Ohër, pasi ka numër të madh të turistëve nga Serbia.

e designplus-ks.com
Smart Watches
Buy Now
Headphones
Buy Now

“Për këtë edhe jemi marrë vesh, që praktikisht nga muaji gusht të fillojmë me praktikën që deri tani nuk e kemi pasur, kjo është që një numër i policëve tanë, nuk kemi asgjë kundër që kjo të jetë edhe këtu tek ne, të jenë të pranishëm gjatë sezonit të verës, aty ku ka turistë tanë, është Liqeni i Ohrit, dhe jemi marrë vesh që, më duket 3, apo sa 4, 4, e pra mirë. Këtë jemi marrë vesh që ta bëjmë bashkë me Maqedoninë e Veriut, kjo do të thotë se kurdo që ka nevojë, në këtë rast bëhet fjalë për sezonin e verës, Ohrin, por edhe anasjelltas, çfarëdo që duhet, ne jemi të gatshëm që t’i ndihmojmë njëri-tjetrit”, theksoi Daçiq./tv21.tv

Publikime te ngjashme