Publikoi video në TikTok, shoferi gjobitet me 300 euro për tejkalim të shpejtësisë

0 minutes, 37 seconds Read

Policia në Viti e ka gjobitur me 300 euro dhe i ka vendosur tri pikë negative një shoferi për tejkalim të shpejtësisë.

Shoferi në fjalë e kishte fotografuar matësin e shpejtësisë dhe foton e kishte postuar në rrjetin social “Tik-Tok” ku shihet se ka tejkaluar shpejtësinë në zonë.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se shoferi ishte duke vozitur 140 kilometra në orë në zonën ku shpejtësia e lejuar ishte 80.

“Me këto veprim ai ka rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe kanë rënë ndeshë me rregullat e komunikacionit rrugor. Ndaj kundërvajtësit është shqiptuar gjobë prej 300 euro, tri pikë negative dhe masën mbrojtëse në afat prej tre muaj”, thuhet në njoftimin e policisë.

Publikime te ngjashme