Publikohet videoja: Fëmijët i bërtasin Dodikut “ku je o hajn”

0 minutes, 38 seconds Read

Presidenti i Republikës Serbe të Bosnje e Hercegovinës Millorad Dodik, nuk kaloi aspak mirë gjatë bisedës me fëmijët.

Një video është bërë tashmë virale, teksa gjatë bisedës me vogëlushët ai quhet hajn.

“Gde si lopov?” apo në shqip “Ku je o hajn?”, dëgjohet teksa bërtasin fëmijët në prapavijë.

Ai shtiri buzëqeshjen pas këtij akti. I pari i Republikës Serbe në Bosnjë, ishte i shoqëruar nga Zhelka Cvijanoviq.

Ajo shihet teksa mundohet t’i shpërqëndrojë fëmijet duke i pyetur:

“A jeni regjistruar në fakultet? Është herët apo jo?, dëgjohet duke folur ajo.

Video ishte publikuar në faqen zyrtare të presidencës, por që u fshi më pas.

Publikime te ngjashme