Publikohet video e shpërthimeve në gurore, ekspertët: Lënda plasëse e ndaluar

1 minute, 20 seconds Read

Pas konfliktit të publikuar disa ditë më parë, ku anëtarë të fisit Rraja kanë rrahur dy persona nga fisi Maja në Krujë, këta të fundit kanë publikuar një video e cila u publikua në emisionin “Review”, në Euronews Albania ku duket se çfarë mjetesh kanë përdorur Rrajat për shpërthimet në gurore.

Ata kanë përdorur nitrat amoni, i cili sipas Ervin Karamuço profesorit të kriminologjisë është i ndaluar të përdoret për shpërthime.

I ftuar në emisionin “Review” në ai tha se ata mund të kenë zgjedhur të përdorin këtë lëndë, pasi është më e lirë dhe sigurohet me lehtë, por shpërthimet e saj mund të shkaktojnë një sizmikë deri në 5 ballë, që është njësoj sikur banorët e zonës aty afër të përjetojnë tërmete të fuqishme.

“Kjo është e ndaluar të përdoret për shpërthime. Këta mesa duket kursejnë para për të blerë apo për të magazinuar lëndë, se la pasur edhe gurore ku policia e ka bllokuar dinamitin, eksplozivin për shkak se është dyshuar se kanë marrë pjesë në disa aktivitete kriminale.

Këta e kanë më të thjeshtë se e blejnë gjoja për destinacion bujqësie, e ndërkohë 100 kuintal që këta hedhin aty për të shpërthyer gjithë atë masiv të madh dheu, në një distancë deri në 1 kilometër, është 35 ballë, 5 ballë tundje, është njësoj si një tërmet i fuqishëm”,-tha Ervin Karamuço.

Videon e publikuar nga fisi Maja e gjeni në minutin 9:28

Publikime te ngjashme