Në një bashkëpunim që u nis nën muret e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, këngëtarja Arta Kabashi dhe konkurrenti i tanishëm i “Big Brother Vip Albania”, Romeo Veshaj, kanë sjellë në publik një projekt të ri muzikor.
Kënga, e cila titullohet “Falëm”, ka marrë jetë brenda shtëpisë së “Big Brother” dhe tashmë është publikuar për të gjithë adhuruesit e muzikës.
Kjo këngë e re u publikua sot (e shtunë), duke shënuar një kapitull të ri për dy artistët që kanë kaluar një kohë së bashku në shtëpinë e “Big Brother Vip Albania”.
Në videoklip, pamjet e Arta Kabashit pas mikrofonit janë të ngjashme me ato emocione të forta që ajo përcillte ndërsa këndonte brenda mureve të shtëpisë.
Prania e saj në skenë dhe interpretimi i këngës “Falëm” transmetojnë thellësinë e ndjenjave dhe pasionin që ajo ndjen për muzikën.
Ky projekt muzikor pritet të tërheqë vëmendjen e fansave të dy artistëve dhe gjithashtu të atyre që kanë ndjekur me interes zhvillimet e BBVA./Telegrafi