Publikohen pamjet kur ukrainasit sulmojnë dy anije ruse në Detin e Zi

0 minutes, 51 seconds Read

Forcat mbrojtëse të Ukrainës sulmuan dy anije patrullimi ruse në pjesën jugperëndimore të Detit të Zi. Sulmi ndodhi herët në mëngjes gjatë ditës së enjte ndërsa informacioni u bë publik në orët e vona të asaj dite.

“Forcat e mbrojtjes filluan sulmet ndaj dy anijeve patrulluese Vasiliy Bykov, projekti 22160, të flotës pushtuese ruse në pjesën jugperëndimore të Detit të Zi. Anijet u dëmtuan”, njoftoi komanda ukrainase.

Projekti 22160 është një klasë e anijeve patrulluese. Rusia përdor katër anije të këtij lloji: Vasily Bykov, Dmitry Rogachev, Pavel Derzhavin dhe Sergey Kotov.

Ministri ukrainas i Transformimit Digjital, Mykhailo Fedorov njoftoi se një nga dy anijet që u sulmuan ishte Sergey Kotov, transmeton Telegrafi.

Fedorov ndau një video të një anijeje sipërfaqësore pa pilot duke sulmuar një anije ruse. Shërbimi Informativ i Mbrojtjes ka konfirmuar për “Drejtësinë e Ukrainës” se në video shihet sulmi në anijen “Sergei Kotov”.

Publikime te ngjashme