Propagandisti i Presidentit rus: Kushdo që merr guximin të arrestojë Putinin do të goditet me armë bërthamore

1 minute, 30 seconds Read
“Një përpjekje për të frenuar Putinin do të rezultojë menjëherë me një sulm bërthamor,” tha kryepropagandisti i Vladimir Putinit, Vladimir Solovyov, në televizionin shtetëror rus.

Kujtojmë se Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) lëshoi një urdhër arresti për presidentin rus Vladimir Putin të premten, duke e akuzuar atë si përgjegjës për krimet e luftës në Ukrainë, të cilat Moska i quajti të pakuptimta dhe Kievi njoftoi se këto akuza kundër Presidentit janë “vetëm fillimi”.

Putin akuzohet se është përgjegjës për dëbimin e paligjshëm të fëmijëve dhe transferimin e paligjshëm të njerëzve nga territori i Ukrainës në Federatën Ruse.

“Krimet dyshohet se janë kryer në territorin e okupuar të Ukrainës të paktën që nga 24 shkurti i vitit 2022. Ka arsye të besueshme për të supozuar se Putini mban përgjegjësi penale individuale për krimet e lartpërmendura,” tha të premten ICC.

Solovyov, i cili drejton një emision televiziv në televizionin shtetëror rus si dhe një emision radiofonik në një stacion të kontrolluar nga Kremlini, komentoi urdhrin e arrestit.

Gazetari i BBC-së, Francis Skar, postoi në Twitter një video të përkthyer që tregon reagimin e Solovyov ndaj aktakuzës, e cila tregon propaganduesin e Putinit duke bërë thirrje për një sulm bërthamor ndaj vendeve që i përmbahen aktakuzës së Hagës.

“Çdo strukturë, apo vend, që merr guximin si plehrat gjermanë, ministri i tyre, kontrolli, drejtësia, të thotë se planifikojnë të zbatojnë një urdhër arresti – kjo është një shpallje lufte dhe kërkon përdorimin e menjëhershëm të një sulmi bërthamor kundër atij vendi”, tha Solovyov në emisionin e tij

Publikime te ngjashme