Presidentja Osmani i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, kërkon interpretim për afatin e konstituimit të Kuvendit

0 minutes, 41 seconds Read

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me një kërkesë për interpretimin e pasojave juridike në rast se dështon konstituimi i legjislaturës së nëntë të Kuvendit brenda afatit të 26 korrikut, i cili u caktua me një aktgjykim të mëhershëm të kësaj gjykate.

Gjatë një konference për media të mbajtur të martën, Presidentja Osmani theksoi se kërkesa e saj nuk e paragjykon rezultatin e përpjekjeve politike brenda afatit të mbetur katërditor për konstituimin e legjislativit.

Ajo bëri të qartë se në momentin që do të arrihet një marrëveshje politike për formimin e institucioneve të reja, kërkesa e saj drejtuar Gjykatës Kushtetuese do të tërhiqet menjëherë, raporton lajmishqip.

Publikime te ngjashme