Presidentja Osmani e vetmja lidere nga Europa në forumin prestigjioz të Singaporit

0 minutes, 50 seconds Read

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është duke qëndruar në Singapor, ku po merr pjesë në forumin prestigjioz “Bloomberg New Economy Forum”.

Ky forum po bëhet për fushën e ekonomisë, teksa presidentja Osmani ishte e vetmja lidere nga Europa, e shoqëruar nga përfaqësues të disa bizneseve të Kosovës.

Në fjalimin e saj, Osmani ka shpërfaqur kapacitetin e rinisë kosovare në zhvillimin ekonomik dhe inovacionin.

“Ndërsa jemi gjithnjë e më të ekspozuar ndaj ndryshimeve transformuese, inovacioni, përshtatshmëria dhe vizioni duhet të kthehen në parimet tona udhëzuese…

Kosova ka një histori të rëndësishme për të ndarë. Ne mund të luajmë rolin tonë për të kontribuar në zgjidhjen e problemeve të njerëzve dhe shpresoj se ju mund të na lejoni të jemi pjesë e tij. Kosova është e gatshme, është në gjendje dhe më e rëndësishmja, Kosova mund të japë” ka thënë mes të tjerash Osmani.

Publikime te ngjashme