Presidenti duhet të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli – paralajmëron rrezikun për dy palë zgjedhje radhazi

1 minute, 10 seconds Read

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se në takimin me liderët e partive politike është diskutuar edhe çështja e zgjedhjes së presidentit të vendit.

Mandati i saj aktual përfundon në mars të vitit 2026, ndërsa ajo ka paralajmëruar se, në mungesë të konsensusit politik, vendi mund të përballet me dy palë zgjedhje brenda një periudhe shumë të shkurtër.

“Një situatë e tillë u përmend për të paralajmëruar se mund të kemi dy palë zgjedhje në tre apo katër muajt e ardhshëm. Kjo do të ishte një situatë e rëndë, jo vetëm për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), por edhe për qytetarët, të cilët për një periudhë të gjatë mund të mbeten pa institucionet e tyre kushtetuese,” tha Osmani.

Ajo theksoi se një nga opsionet e diskutuara është që presidenti i vendit të zgjidhet drejtpërdrejt nga qytetarët, një model që, sipas saj, do të rrite transparencën dhe përfaqësimin demokratik.

“U diskutua edhe mundësia që të kemi zgjedhje të drejtpërdrejta të institucionit të presidentit nga populli. Kjo është një mundësi që unë e përkrah plotësisht,” deklaroi Osmani.

Për zbatimin e këtij modeli, do të nevojiten ndryshime kushtetuese, të cilat kërkojnë pajtim të gjerë politik në Kuvendin e Kosovës./lajmishqip.net

Publikime te ngjashme