Predhat antitank, Javelin-i amerikan dhe NLAW britanik – armët që ndryshuan rrjedhën e luftës në Ukrainë

1 minute, 10 seconds Read

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, presidenti i këtij vendi Volodymyr Zelensky vazhdimisht ka bërë thirrje për dërgimin e armëve moderne nga vendet perëndimore.

E pas marrjes së tyre lufta në këtë vend vërtetë ka ndryshuar, pasi rusët më nuk po munden lirshëm të kryejnë sulme mbi qytetet ukrainase, transmeton Telegrafi.

Nga mbrojtja kundërajrore siç është sistemi Patriot, Iris-T, NASAMS e HIMARS, që janë kryesisht armë të prodhuar nga vendet si SHBA, Britania e Gjermania, ukrainasit po i parandalojnë me to sulmet ruse.

Ndërkaq një prej armëve më vdekjeprurëse për ushtrinë e Vladimir Putinit nga fillimi i luftës, janë bërë predhat antitank të prodhuara në SHBA dhe Britani siç është rasti i Javelin dhe NLAW.

Me to kanë arritur të shkatërrojnë qindra tanke dhe mjete të tjera të blinduara të rusëve. Shumë video e dëshmojnë efikasitetin e këtyre armëve, që janë shumë më të lira sesa tanket dhe kryejnë më shumë punë se mjetet e blinduara.

Një predhë e Javelin kushton 100 mijë dollarë kurse një tank më i “thjeshtë” tre milionë, që i ka ndihmuar shumë ukrainase të mos shpenzojnë shumë dhe të kenë efikasitet të madh.

Madje ukrainasit shumë rrallë i përdorin tanket në fushëbetejë, vetëm kur mëtojnë të fillojnë ndonjë kundërofensivë. /Telegrafi/

 

Publikime te ngjashme